Page 245 - Demo
P. 245


                                    Matematika 7243Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temësKonstrukton figurat me drejtëz simetrie.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur:a. gjuhën e përditshme; simbole matematike;b. fjalorin fillestar matematik;c. paraqitje të ndryshme.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Simetria sipas një drejtëze (simetria boshtore)Fjalët kyçe: drejtëz (bosht) simetrie, fytyrë, shëmbëllim,simetri në rrafshin koordinativ, sipas Ox dhe Oy. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton shëmbëllimin e një pike sipas një drejtëze të dhënë; - konstrukton shëmbëllimin e një figure sipas një drejtëze të dhënë;- gjen pikën simetrike të një pike të dhënë sipas boshteve Ox dhe Oy;- konstrukton shëmbëllimin e një figure sipas boshteve Ox dhe Oy;- demonstron përdorimin e drejtëzës së simetrisë në situata praktike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, format A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, arti, arkitektura.Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që kanë drejtëza simetrie
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249