Page 246 - Demo
P. 246


                                    Libër për mësuesin/en244Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla dyshe/bashkëbisedim Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.A janë simetrike figurat A dhe B? Diskutoni. Udhëzohen nxënësit të gjejnë koordinatat e kulmeve të figurës A dhe B. Iu kërkohet të vrojtojnë me kujdes koordinatat e pikave simetrike. Të gjykojnë mbi atë që vënë re.Nxënësit udhëzohen në grupe dyshe që në fletët me kuti të konstruktojnë figura simetrike sipas një drejtëze, si dhe sipas boshteve të rrjetit koordinativ. Ftohen nxënësit të bashkëbisedojnë.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafik Diskutimi i situatave të mësipërme, do të kujtojë dhe do të përforcojë konceptet:Kërkohet nga nxënësit të lexojnë rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Gjatë leximit ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“√” – nëse informacioni është i njohur për ju.“+” – nëse informacioni është i ri.“?” – nëse informacioni është i paqartë.“–”– nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që dinit më parë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Bashkëbisedim/punë në grupe dysheFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimin e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjen. Bashkëbisedohet për ushtrim 2 ku kemi një shembull nga praktika për të gjetur pika simetrike të trupit në lidhje me boshtin vertikal.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Iu kërkohet të konstruktojnë vetë figura në rrjetin koordinativ. Këmbejnë fletët për të konstruktuar figurën simetrike sipas një drejtëze. Kontrollojnë dhen vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.
                                
   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250