Page 248 - Demo
P. 248
Libër për mësuesin/en246Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temësKonstrukton figurat me drejtëz simetrie.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Drejtëzat (boshtet) e simetrisë së figuraveFjalët kyçe: drejtëz (bosht) simetrie, fytyrë, shëmbëllim, figura me bosht simetrie, simetri në rrafshin koordinativ, sipas Ox dhe Oy. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton boshtin e simetrisë nëse ekziston ke figurat e dhëna; - konstrukton shëmbëllimin e një figure sipas një drejtëze të dhënë;- demonstron përdorimin e drejtëzës së simetrisë në situata praktike. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, format A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, arti, arkitektura. Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që kanë drejtëza simetriePërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla dyshe/bashkëbisedim Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Në figurat e dhëna gjeni boshtet e simetrisë.Sa boshte simetrie ka secila prej tyre?

