Page 249 - Demo
P. 249
Matematika 7247Udhëzohen nxënësit të gjejnë figura në mjediset e klasës dhe boshtet e simetrisë së tyre.Iu kërkohet të konstruktojnë figura. Kërkojnë nga shoku të gjejnë boshtet e simetrisë së figurave të konstruktuara, nëse ka të tilla.Mësuesi/ja përgatit disa figura gjeometrike: që kanë boshte simetrie dhe që nuk kanë boshte simetrie. Këto figura mund të përgatiten me letra me ngjyra. Nxënësit të ndarë në grupe, nxiten të dallojnë nëpërmjet palosjes figurat me boshte simetrie. Njëkohësisht, dallojnë dhe boshtin e simetrisë në figurat e dhëna. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafik Nxiten nxënësit të identifikojnë të gjitha boshtet e simetrisë te pesëkëndëshi i rregullt, tek paralelo- grami, te trapezi dybrinjënjëshëm etj.Bashkëbisedohet për figurat që kanë boshte simetrie, dhe sa të tilla kanë. Pse paralelogrami nuk ka bosht simetrie? Kërkohet nga nxënësit të identifikojnë figura gjeometrike që nuk kanë boshte simetrie, si dhe të vizatojnë figura që kanë boshte simetrie. Kërkohet nga nxënësit të vrojtojnë shembujt e dhënë në rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Bashkëbisedim/punë në grupe dysheFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjen. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kemi shkronjën m me drejtëz simetrie. Kërkohet që nxënësit të gjejnë germa të tjera që kanë drejtëz simetrie.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Nxiten nxënësit të vizatojnë figura gjeometrik. Ua drejtojnë shokëve të bankës për të gjetur boshtet e simetrisë për figurat që kanë skicuar.Në mjedisin rrethues ka shumë objekte që kanë boshte simetrie. Nxënësve iu kërkohet të identifikojnë këto objekte dhe të tregojnë numrin e boshteve të tyre. Ata mund të plotësojnë figura të tilla ku drejtëza e vizatuar të jetë bosht simetrie.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të shëmbëllimit të një pike në lidhje me një drejtëz, të një figure në lidhje me një drejtëz, për gjetjen e boshteve të simetrisë të një figure nëse ka të tilla, për argumentimin e veprimeve të kryera.

