Page 25 - Demo
P. 25
Matematika 723Kreu 1Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat thyesorë (racional) Rezultati i të nxënit të temës: Thjeshton dhe zgjeron thyesat. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Argumenton shndërrimet, direkte dhe indirekte, të zbatuara në veprimet me numra realë, transformime gjeometrike, matje, probabilitet dhe statistikë.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vetia themelore e thyesave. Thjeshtimi dhe zgjerimi i thyesaveFjalët kyçe: thjeshtimi i thyesës, zgjatimi i thyesës, PMP Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - dallon thyesat e barabarta duke i thjeshtuar ato;- aplikon zgjerimin e thyesës për të fituar thyesën e dëshiruar;- zbaton thyesat e barabarta duke i thjeshtuar apo zgjeruar ato përmes shembujve nga jeta e përditshme. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiNdarjet e tërësive (thyesat), mësuesi/ja sidomos i konkretizon me shembuj të ndryshëm, p.sh. pjesët e një ore, faqet e lexuara të librit, numri i vajzave, përkatësisht djemve në klasë etj.`Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

