Page 251 - Demo
P. 251
Matematika 7249Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temësKonstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.2 Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Simetria qendroreFjalët kyçe: simetria qendrore, fytyrë, shëmbëllim, qendra e simetrisë, mesi i segmentit, simetri në rrafshin koordinativ, sipas pikës O. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton shëmbëllimin e një pike në simetrinë qendrore; - konstrukton shëmbëllimin e një figure në simetrinë qendrore;- gjen pikën simetrike të një pike të dhënë sipas pikës O në rrjetin koordinativ;- konstrukton shëmbëllimin e një figure pikës O në rrjetin koordinativ;- demonstron përdorimin të simetrisë qendrore në situata praktike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, format A4, letër me kuti. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, arti, arkitektura.Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që kanë qendër simetrie.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla dyshe/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.

