Page 252 - Demo
P. 252
Libër për mësuesin/en250Është dhënë paralelogrami ABCD, ku O është pika e prerjes së diagonaleve. Ç’mund të thoni për treshen e pikave A, O, C? Po për treshen e pikave B, O, D? Përdorni kompasin për të krahasuar gjatësitë AO dhe OC, si dhe BO me OD.Ftohen nxënësit të bashkëbisedojnë.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/insertKërkohet nga nxënësit të lexojnë rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Gjatë leximit ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“√” – nëse informacioni është i njohur për ju.“+” – nëse informacioni është i ri.“?” – nëse informacioni është i paqartë .“–” – nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që dinit më parë.Nga diskutimi i situatave të mësipërme, nxiten nxënësit të plotësojnë se çfarë kanë mësuar: Punë në grupNë rrafshin koordinativ merrni pikën A (1; 2) dhe ndërtoni pikën simetrike të saj në lidhje me origjinën e koordinatave O. Ndërtoni pikën simetrike të B (–2; 3) në lidhje me O. Ç’vini re? Diskutojnë. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Bashkëbisedim/punë në grupe dysheFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimin e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjen. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kërkohet të gjejnë germa të alfabetit me qendër simetrie.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. JIu kërkohet të konstruktojnë vetë figura në rrjetin koordinativ. Këmbejnë fletat për të konstruktuar figurën simetrike sipas pikës O të rrjetit koordinativ. Kontrollojnë dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të shëmbëllimit të një pike në lidhje me një pike, në lidhje me pikën O të sistemit koordinativ, për argumentimin e veprimeve të kryera.

