Page 254 - Demo
P. 254


                                    Libër për mësuesin/en252Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës.Skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3 Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II.2 Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëfaqëshet. Kubi dhe kuboidiFjalët kyçe: brinjë, kulme, faqe shumëfaqësh, kub, kuboid, rrjetë (hapje), sipërfaqe baze, sipërfaqe anësore, sipërfaqe të përgjithshme, vëllimRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Në fund të orës mësimore, nxënësi/ja:- përkufizon shumëfaqëshet duke i prezantuar vetitë e tyre përmes punimeve dhe vizatimeve;- përkufizon kubin duke i prezantuar vetitë e tij përmes punimeve dhe vizatimeve;- emërton elementet e kubit dhe kuboidit;- njehson syprinën dhe vëllimin e kubit dhe kuboidit;- argumenton veprimet e kryera për zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, plastelinë, fije shkrepëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.
                                
   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258