Page 255 - Demo
P. 255


                                    Matematika 7253Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Në figurat e dhëna në tekst dallojnë shumëfaqëshet.Punë në grup. - Me ndihmën e plastelinës udhëzohen të konstruktojnë shumëfaqëshe. Të gjejnë numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve.- Të kërkojnë lidhjen që ekziston për numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve për çdo shumëfaqësh.- Të konstruktojnë kubin dhe kuboidin, të konstruktojnë hapjen e tyre. Të kujtojnë formulat për njësimin e sipërfaqes dhe vëllimit të kubit dhe kuboidit.Ftohen nxënësit të diskutojnë për veprimtarinë në grup.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/alfabeti në tryezën e rrumbullakëtNë një tabelë të alfabetit udhëzohen nxënësit të shkruajnë koncepte që lidhen me shumëfaqëshet.ALFABETI I NJËPASNJËSHËM NË TRYEZË TË RRUMBULLAKËTA B(brinjë) C Ç D DHE (Ejleri) Ë F (formula) G GJ HI J K(kulm) L LL MN NJ O P QRR S SH (shumëfaqësh) T TH UV X XH Y Z ZHUdhëzohen nxënësit të lidhin në fjali të gjitha fjalët që kanë shkruar.Më pas udhëzon nxënësit të vrojtojnë shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Punë në grup. Të prezantohen trupa rrotullues duke argumentuar pse ata nuk mund të hyjnë në grupin e shumëfaqëshave. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Analizë e tipareve semantikeFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjen. Udhëzohen nxënësit si të punojnë në letër izometrike, të modelojnë trupa gjeometrikë. Këto pasqyrohen në “telin e tharjes”.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për shembujt me të cilat do të konkretizojnë shumëfaqëshet. 
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259