Page 257 - Demo
P. 257
Matematika 7255Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit.Skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D=dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: PrizmiFjalët kyçe: brinjë, kulme, faqe shumëfaqësh, prizëm, bazë, faqe anësore, lartësi emërtimi i prizmit sipas shumëfaqëshit të bazës, prizëm i drejtë, prizëm i rregullt.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon kur një shumëfaqësh është prizëm;- emërton prizmin sipas llojit të shumëkëndëshit të bazës;- dallon prizmin e drejtë;- tregon se formula e Ejlerit është e vërtetë dhe për prizmin;- modelon prizmin si objekt 3-D dhe në letër izometrike si objekt 2-D; - argumenton veprimet e kryera në zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, plastelinë, fije shkrepëse, letër izometrike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, shkencat e natyrës, arkitektura, art figurativ.Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.

