Page 258 - Demo
P. 258


                                    Libër për mësuesin/en256Në figurën e dhënë në tekst tregohet çadra e një alpinisti. Kërkohet nga nxënësit:a) Përshkruajeni duke treguar numrin e faqeve, të brinjëve dhe të kulmeve. Përshkruani faqet e çadrës.b) Dy faqe të saj janë trekëndësha të barabartë. Ç’lloj shumëfaqëshi paraqet kjo çadër? Punë në grup - Me ndihmën e plastelinës udhëzohen të konstruktojnë shumëfaqëshe në formën e prizmit me baza të ndryshme: trekëndore, katërkëndore, pesëkëndore, trapez, paralelogram etj. - Të gjejnë numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve.- Të kërkojnë lidhjen që ekziston për numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve për çdo prizëm të konstruktuar me plastelinë dhe me ndihmën e kunjave të dhëmbëve.Ftohen nxënësit të diskutojnë për veprimtarinë në grup.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/di/dua të di/mësovaUdhëzohen nxënësit të plotësojnë çfarë kanë mësuar për kubin dhe kuboidin.Di Dua të di mësovaKubiNumri i brinjëve, i kulme, i faqeve. Kuboidi:Numri i brinjëve, i kulmeve, i faqeve.Veti.Formula e Ejlerit.Hapja e tyre.............Shumëfaqëshi që ka si bazë një shumëkëndësh çfarë do dhe faqe anësore drejtkëndësha si quhet?Si emetohet?Veti të brinjëve; të faqeve...................Prizmi Prizmi trekëndor, katërkëndor, pesëkëndor etj.Bazat, faqet anësore;Lartësia e prizmit;Formula e Ejlerit;Prizmi i drejtë;Prizmi i rregullt...............Kërkohet nga nxënësit të lexojnë rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe/bashkëbisedimFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjen. Atyre iu kërkohet të tregojnë objekte në mjedisin e tyre që kanë formën e prizmit. Udhëzohen nxënësit si të punojnë në letër izometrike, të modelojnë lloje të ndryshme të prizmave. Këto pasqyrohen në “telin e tharjes”.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të prizmit, në dallimin e prizmit të drejtë, në gjetjen e elementëve të tij, për argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punën dhe iu jep sqarime për to.
                                
   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262