Page 26 - Demo
P. 26


                                    Libër për mësuesin/en24Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit/et që të bashkëpunojnë në grupe dhe të zgjidhin e të analizojnë shembullin e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Arba ka lexuar 83 e një libri, kurse Arbi ka lexuar e po këtij libri. a) A kanë lexuar të dy fëmijët të njëjtën numër faqesh? b) Po nëse do të lexonin libra të ndryshëm? Argumentoni përgjigjen.Mësuesi/ja merr përgjigje nga secili grup dhe kërkon nga një nxënës ta shkruajë zgjidhjen e saktë në tabelë, duke e argumentuar.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexo/puno në dyshe/thuaja grupitMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e re të mësimit në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit/et do të ndahen në dyshe dhe do të fillojnë diskutimin për pjesën që lexuan. Nxënësi i parë do të jetë në rolin e “mësuesit” për pjesën e parë “Zgjerimi i thyesës”.Nxënësi i dytë do të jetë në rolin e “mësuesit” për pjesën e dytë “Thjeshtimi i thyesës”.Mësuesi/ja u shpërndan grupeve nga një fletë pune me nga tri detyra me thjeshtimin e thyesave dhe tri detyra me zgjerimin e thyesave.Shembujt e dhënë do t’i diskutojnë dhe zgjidhin në kuadër të grupit dhe do të përsërisin, si dhe përforcojnë përkufizimet dhe rregullat për zgjerimin dhe thjeshtimin e thyesës. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit punojnë në grupe detyrat nga rubrika Ushtrime. Zgjidhjet e detyrave do t’i shkruajnë në një fletë A4. Fletën do ta përcjellin në grupin fqinjë në cikël. Grupet do të diskutojnë dhe analizojnë detyrat e zgjidhura nga grupi tjetër dhe në fund do ta vlerësojnë duke përdor fytyrat .Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit do të ketë vlerësim të ndërsjellë ku nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30