Page 260 - Demo
P. 260
Libër për mësuesin/en258Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit.Skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.III.4 Shfrytëzon dosjen personale për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion tëvetëvlerësimit të përparimit dhe përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: PiramidaFjalët kyçe: brinjë, kulme, faqe shumëfaqësh, prizëm, bazë, emërtimi i prizmit sipas shumëfaqëshit të bazës.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon kur një shumëfaqësh është piramidë;- emërton piramidën sipas llojit të shumëkëndëshit të bazës;- dallon kulmin, lartësinë dhe apotemën e piramidës;- tregon se formula e Ejlerit është e vërtetë dhe për piramidën;- modelon piramidën si objekt 3-D dhe në letër izometrike si objekt 2-D;- argumenton veprimet e kryera në zgjidhjen e situatave problemore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, plastelinë, fije shkrepëse, letër izometrike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, edukimi figurativ.Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Piramidat e Gizës në Egjipt janë ndërtuar rreth 4500 vjet më parë.

