Page 261 - Demo
P. 261
Matematika 7259Tregoni sa faqe ka Piramida e Gizës. Çfarë forme gjeometrike kanë? A mund të gjesh numrin e brinjëve dhe të kulmeve të saj?Punë në grup. - Me ndihmën e plastelinës udhëzohen të konstruktojnë piramidën. Të gjejnë numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve.- Të përshkruajnë shumëfaqëshin e bazës dhe faqet anësore për çdo rast.- Të kërkojnë lidhjen që ekziston për numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve për çdo piramidë.Ftohen nxënësit të diskutojnë për veprimtarinë në grup.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/di/dua të di/mësovaUdhëzohen nxënësit të plotësojnë se çfarë kanë mësuar për kubin dhe kuboidin.Di Dua të di MësovaPrizmi;Llojet e prizmit;Numri i brinjëve, i kulme, i faqeve. Kubi, kuboidi:Veti.Formula e Ejlerit.Hapja e tyre.............Shumëfaqëshi që ka si bazë një shumëkëndësh çfarë do dhe faqe anësore trekëndësha si quhet?Si emërtohet?Veti të brinjëve; të faqeve...................piramidapiramida trekëndore, katërkëndore, pesëkëndore etj.Bazat, faqet anësore;Lartësia e piramidës;Apotema;Formula e Ejlerit;Piramida e rregullt;Hapja e piramidave;Modelimi i piramidës...............Kërkohet nga nxënësit të lexojnë rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“√” – nëse informacioni është i njohur për ju.“+” – nëse informacioni është i ri.“?” – nëse informacioni është i paqartë. “–” – nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që dinit më parë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Analizë e tipareve semantikeFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”, të tregojnë shembuj nga objektet përreth tyre që kanë formën e piramidës. Udhëzohen nxënësit si të punojnë në letër izometrike, të modelojnë piramida me lloje të ndryshme bazash dhe t’i emërtojnë ato. Këto pasqyrohen në “telin e tharjes”.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të piramidës, në dallimin e piramidës së rregullt, në gjetjen e lartësisë dhe apotemës së piramidës, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.

