Page 263 - Demo
P. 263
Matematika 7261Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës duke shfrytëzuar rrjeta përkatëse.Hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi, punishte dhe komunitet që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1 Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Syprina e prizmit. Syprina e piramidësFjalët kyçe: brinjë, faqe shumëfaqësh, prizëm, piramidë, bazë, faqe anësore, kulm i piramidës, lartësi, apotemë, perimetër të bazës.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- tregon formulën për llogaritjen e sipërfaqes anësore te prizmi dhe piramida;- tregon si gjendet sipërfaqja e përgjithshme e prizmit dhe piramidës;- demonstron zbatimin e formulave në situata problemore;- argumenton veprimet e kryera në zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, letër me kuti.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, shkencat e natyrës, edukimi figurativ.Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grupeNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.

