Page 264 - Demo
P. 264
Libër për mësuesin/en262Era do të konstruktojë një prizëm trefaqësor me bazë një trekëndësh barabrinjës me brinjë 5 cm dhe brinjë anësore të prizmit 8 cm.A i mjafton Erës një format me përmasa 20 cm me 15 cm për të konstruktuar rrjetin e prizmit?Në punë në grup udhëzohen nxënësit të konstruktojnë hapjen (rrjetën) e prizmit me përmasat e mësipërme në një format me përmasat 20 cm dhe 15 cm.Bashkëbisedojnë për rezultatet e punës në grup.Punë në grup: të kujtojnë formulat që njohin për njësimin e syprinës së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/di/dua të di/mësovaUdhëzohen nxënësit të plotësojnë çfarë kanë mësuar për kubin dhe kuboidin.Di Dua të di MësovaTë gjej sipërfaqen e bazës, anësore dhe të përgjithshme të kubit dhe kuboidit.Formulat për gjetjen e sipërfaqes së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit.Si të njësoj sipërfaqen e bazës, anësorë dhe të përgjithshme të prizmit dhe të piramidës?Sipërfaqja e bazës së prizmit dhe piramidës gjendet duke zbatuar formulat që njohim.Sipërfaqja anësore e prizmit gjendet duke shumëzuar perimetrin e bazës me lartësinë e prizmit.Sipërfaqja anësore e piramidës është sa gjysma e prodhimit të perimetrit të bazës me apotemën e piramidës.Sp= Sa + 2Sb. Sp= Sa + Sb. .............Kërkohet nga nxënësit të vrojtojnë shembujt e zgjidhur në rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Diskutohet ushtrimi 3 i cili jep një shembull të zbatimit në praktikë. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Pasi janë diskutuar në grup, përfaqësues të grupeve prezantojnë zgjidhjen e tyre në tabelë.Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e arsyetimit në nxjerrjen e formulave për njësimin e sipërfaqes së prizmit dhe piramidës, në zbatimin e këtyre formulave në situata praktike, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

