Page 265 - Demo
P. 265


                                    Matematika 7263Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe i përdor saktë ato gjatë matjeve.Zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit. Hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vëllimi i prizmitFjalët kyçe: prizëm, bazë, faqe anësore, lartësi, sipërfaqe baze, vëllim, njësitë e vëllimit. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon njësitë e matjes së vëllimit, si kalohet nga një njësi në tjetrën;- tregon formulën për llogaritjen e vëllimit të prizmit;- demonstron zbatimin e formulës për llogaritjen e vëllimit të prizmit në situata problemore;- argumenton veprimet e kryera në zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, letër me katrorë, plastelinë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, shkencat e natyrës, edukimi figurativ.Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grupe Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.
                                
   259   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269