Page 266 - Demo
P. 266


                                    Libër për mësuesin/en264Në figurë është paraqitur një kuboid me bazë katrore, i përbërë prej pllakash katrore të holla, të vendosura njëra mbi tjetrën. I zhvendosim pllakat njëra pas tjetrës, duke formuar një trup të pjerrët.Nëse i presim dy trupat me një rrafsh paralel me rrafshin në të cilin ndodhen të dy bazat e trupave:a) Si janë syprinat e prerjeve? b) Si janë lartësitë e trupave?c) Si janë vëllimet e trupave?Nxënësve iu kërkohet të përgatisin në grupin e tyre kuboid me plastelinë. Të matin përmasat e kuboidit të formuar. Të njësojnë vëllimin e tij. T’i japin pjerrësi kuboidit duke formuar një prizëm. Sa e ka vëllimin prizmi që formuan?Bashkëbisedojnë për rezultatet e punës në grup.Punë në grup: Të kujtojnë njësitë e vëllimit/si kalohet nga një njësi në tjetrën/formulat që njohin për njësimin e syprinës së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/çfarë di/çfarë dua të di/po tani çfarë diNga diskutimi i punës në grup për vëllimin e kuboidit dhe prizmit që kanë të njëjtën lartësi, si dhe nga shembujt e tjerë të punës në grup, nxiten nxënësit të plotësojnë tabelën. Çfarë di Çfarë dua të di Po tani, çfarë diKuptimin e vëllimit;njësitë për matjen e vëllimit;formula për të njësuar vëllimin e kubit dhe kuboidit;formulat për gjetjen e sipërfaqes së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit..........Si të njësoj vëllimin e prizmit?Vëllimi i prizmit është i barabartë me prodhimin e syprinës së bazës me lartësinë e tij.Formula: V = Sb ∙ hSipërfaqja e bazës llogaritet me anë të formulave sipas llojit të bazës.Kërkohet nga nxënësit të vrojtojnë shembujt e zgjidhur në rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhënë në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Diskutohet ushtrimi 3 i cili jep një shembull të zbatimit në praktikë. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Pasi janë diskutuar në grup, përfaqësues të grupeve prezantojnë zgjidhjen e tyre në tabelë.Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e arsyetimit në nxjerrjen e formulave për njësimin e vëllimit të prizmit, në zbatimin e formulës në situata praktike, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.
                                
   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270