Page 268 - Demo
P. 268
Libër për mësuesin/en266Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës Përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe përdor saktë ato gjatë matjeve.Zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të piramidës.Hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (piramida).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.2 Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vëllimi i piramidësFjalët kyçe: piramidë, bazë, faqe anësore, kulm, brinjë anësore, lartësi apotemë, lartësi, sipërfaqe baze, vëllim, njësitë e vëllimit. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- tregon njësitë e matjes së vëllimit, si kalohet nga një njësi në tjetrën;- tregon formulën për llogaritjen e vëllimit të piramidës;- demonstron zbatimin e formulës për llogaritjen e vëllimit të piramidës në situata problemore;- argumenton veprimet e kryera në zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, letër me kuti, plastelinë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, shkencat e natyrës, edukimi figurativ.Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grupeNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.

