Page 269 - Demo
P. 269
Matematika 7267Në figurën është treguar se si prizmi trefaqësor ABCA1B1C1 mund të ndahet në tri piramida trifaqësore me baza të barabarta dhe me të njëjtën lartësi.Nëse syprina e bazës së prizmit është S dhe lartësia e tij është h, sa është vëllimi i piramidës A1ABC?Për të kuptuar ndarjen e prizmit të tri piramidave që kanë të njëjtën bazë dhe të njëjtën lartësi, udhëzohen nxënësit të konstruktojnë me plastelinë prizmin trekëndor. Të bëjnë prerjen e tij me mjete ndihmëse në tri piramida siç tregohet në figurën e tekstit.Udhëzohen të përsërisin veprimtarinë me prizma të tjerë.Bashkëbisedojnë për rezultatet e punës në grup.Punë në grup: - të kujtojnë njësitë e vëllimit/si kalohet nga një njësi në tjetrën/formulat që njohin për njësimin e syprinës së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/çfarë di/çfarë dua të di/po tani çfarë diNga diskutimi i punës në grup nxiten nxënësit të përmbledhin në tabelën e mëposhtme çfarë dinë deri tani/për çfarë punuan në veprimtarinë e mësipërme për të mësuar dhe çfarë përfundimi nxorën.Çfarë di Çfarë dua të di Po tani çfarë diKuptimin e vëllimit;njësitë për matjen e vëllimit;formula për të njësuar vëllimin e kubit dhe kuboidit;formulat për gjetjen e sipërfaqes së shumëkëndëshave: trekëndëshit, drejtkëndëshit, katrorit, paralelogramit, trapezit, rombit.Formulën për vëllimin e prizmit .........Si të njësoj vëllimin e piramidës?Vëllimi i piramidës është sa 1/3 e vëllimit të prizmit me të njëjtën bazë dhe të njëjtën lartësi.Formula: ..................Sipërfaqja e bazës llogaritet me anë të formulave sipas llojit të bazës.Ftohen nxënësit të vrojtojnë shembullin e zgjidhur në rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Në ushtrimin 3 udhëzohen të gjejnë vëllimet e të dy piramidave, herësi i tyre do t’ju tregojë numrin më të madh të piramidave të vogla që mund të konstruktojë Andi. Nxënësve iu jep kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Pasi janë diskutuar në grup, përfaqësues të grupeve prezantojnë zgjidhjen e tyre në tabelë.Kërkohet argumentimi i veprimeve të kryera. Në ushtrimin e fundit, nxënësit gjejnë një zbatim në arkitekturën e piramidave të Egjiptit.

