Page 27 - Demo
P. 27
Matematika 725Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat thyesorë (racional) Rezultati i të nxënit të temës Krahason thyesat duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formëtekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e proceduravepërkatëse.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kthimi i thyesave në thyesa me emërues të njëjtë. Krahasimi i thyesave Fjalët kyçe: thyes më e madhe, thyes më e vogël, krahasim i thyesaveRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - kthen thyesat në thyesa me emërues të njëjtë;- krahason thyesat duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë;- radhitë thyesat nga më e vogla kah më e madhja dhe anasjelltas duke përdorur rregullat e krahasimit;- zbaton krahasimin e thyesave në shembuj nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A6Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësKrahasohen dukuri të ndryshme të përditshmërisë që mund të shprehen si pjesë të ndara të një të plote.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

