Page 271 - Demo
P. 271
Matematika 7269Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës: Konstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie.Identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës.Zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës duke shfrytëzuar rrjetat (hapjet) përkatëse.Përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe i përdor saktë ato gjatë matjeve.Skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.Zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit dhe të piramidës të rregullt.Hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.1 Paraqet argumente për pajtueshmëri ose kundërshtim të një qëndrimi ose mendimi për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose të publikuar në medie.IV.4 Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: simetri, simetri boshtore, simetri qendrore, fytyrë, shëmbëllim, figura me bosht simetrie, figura me qendër simetrie, shumëfaqësh, shumëfaqësh të mysët, shumëfaqësh të rregullt, kub, kuboid, prizëm, prizëm i drejtë, i rregullt, piramidë, lartësi, apotemë, sipërfaqe, vëllim.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie;- identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës;- zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës duke shfrytëzuar rrjetat (hapjet) përkatëse;

