Page 272 - Demo
P. 272
Libër për mësuesin/en270- përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe përdor saktë ato gjatë matjeve;- skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.- zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit dhe të piramidës të rregullt;- hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, edukimi figurativ, arkitekturaPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniKonstruktimin e figurave me drejtëz simetrie1. Vizatoni në fletën me katrore një sistem kënddrejtë koordinativ dhe merrni në të pikën A (3; +2). a) Caktoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin e x’x dhe gjeni koordinatat e saj. b) Caktoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin y’y dhe gjeni koordinatat e saj. 2. Vizatoni simetriket e figurave të dhëna në figurën në lidhje me drejtëzën e dhënë d. 3. Vizatoni boshtet e simetrisë për secilën nga figuratKonstruktim e figurave me qendër simetrie4. Cila është qendra e simetrisë së një drejtkëndëshi, e një gjashtëkëndëshi të rregullt?5. Cila është figura simetrike e: a) një katrori, në lidhje me pikën ku priten diagonalet; b) një rrethi, në lidhje me qendrën e tij. 6. Në planin koordinativ ndërtoni pikat A (2; 1) dhe B (-2; 4). a) Gjeni koordinatat e pikave simetrike të tyre në lidhje me origjinën e koordinatave. b) Cila është figura simetrike e segmentit AB? 7. Gjeni shëmbëllimin sipas pikës O të figurave:Identifikimin e figurave dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës8. Pa bërë figurën, tregoni sa ka: a) brinjë, një prizëm pesëfaqësor; b) faqe, një prizëm gjashtëfaqësor; c) kulme, një prizëm shtatëfaqësor.9. Në figurat më poshtë, dalloni: a) piramidat; b) prizmat.Hapjen e trupave gjeometrikë 10. Gjeni trupat gjeometrikë që kanë hapjet e mëposhtme. ................................. ....................................

