Page 273 - Demo
P. 273
Matematika 7271Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të figurës shëmbëllim në simetrinë boshtore dhe qendrore, në konstruktimin e drejtëzës së simetrisë në figurat që kanë të tillë, në emërtimin e shumëfaqësheve, në konstruktimin e rrjetës së prizmit dhe piramidës, në njësimin e sipërfaqes së bazës anësore dhe të përgjithshme të prizmit dhe piramidës, në njësimin e vëllimit të prizmit dhe piramidës me formulat përkatëse, në skicimin dhe modelimin e objekteve tredimensionale, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut. Reflektimi për rrjedhën e orës mësimorePrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.

