Page 274 - Demo
P. 274
Libër për mësuesin/en272Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temës: Konstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie.Identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës.Zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës duke shfrytëzuar rrjetat (hapjet) përkatëse.Përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe i përdor saktë ato gjatë matjeve.Skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.Zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit dhe të piramidës të rregullt.Hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: simetri, simetri boshtore, simetri qendrore, fytyrë, shëmbëllim, figura me bosht simetrie, figura me qendër simetrie, shumëfaqësh, shumëfaqësh të mysët, shumëfaqësh të rregullt, kub, kuboid, prizëm, prizëm i drejtë, i rregullt, piramidë, lartësi, apotemë, sipërfaqe, vëllim.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie;- identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës;- zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës duke shfrytëzuar rrjetat (hapjet) përkatëse;- përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe përdor saktë ato gjatë matjeve;

