Page 275 - Demo
P. 275
Matematika 7273- skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet.- zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit dhe të piramidës të rregullt;- hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, edukimi figurativ, arkitekturaPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të figurës shëmbëllim në simetrinë boshtore dhe qendrore, në konstruktimin e drejtëzës së simetrisë në figurat që kanë të tillë, në emërtimin e shumëfaqësheve, në konstruktimin e rrjetës së prizmit dhe piramidës, në njësimin e sipërfaqes së bazës anësore dhe të përgjithshme të prizmit dhe piramidës, në njësimin e vëllimit të prizmit dhe piramidës me formulat përkatëse, në skicimin dhe modelimin e objekteve tredimensionale, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut. Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

