Page 276 - Demo
P. 276
Libër për mësuesin/en274Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Funksioni Rezultati i të nxënit të temësCakton vlerën e funksionit y fx = ( ) për vlera të ndryshme të argumentit x.Modelon në mënyrë grafike probleme të ndryshme nga jeta e përditshme që ka të bëjë me funksionin y fx = ( ) .Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kuptimi i funksionitFjalët kyçe: funksion, ndryshore, bashkësi përcaktimi (domeni), bashkësi vlerash (kodomeni), dyshe të renditura, mënyra tabelore, grafiku i funksionit, pikë, rrjet koordinativ.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon kur lidhja ndërmjet dy bashkësive është funksion;- paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, dyshe të renditura;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave të funksionit (kodomena); - argumenton zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, format A4.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që formojnë bashkësi.Kreu 11

