Page 277 - Demo
P. 277
Matematika 7275Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/BashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:Janë dhënë bashkësitë A = {3; 4; 6} dhe B = {4; 5; 7}. Jepni shoqërimin sipas rregullës “x është një njësi më i madh se y”: të elementeve të A me elementet e B. Tregoni shoqërimin me diagram shigjetor, me dyshe të renditura dhe në sistemin koordinativ kënddrejtë.Përsëritni veprimet duke shoqëruar elementet e B me elementet e A sipas rregullit “x është më i madh se y”. Krahasoni përfundimet në të dyja rastet. Çfarë vini re?Diskutoni. Ndërtimi i njohurive të reja: Alfabeti në tryezën e rrumbullakëtNga zgjidhja e situatave problemore të rubrikës së parë, nxënësit kujtojnë njohuritë për funksionin. Iu jepet nxënësve në grupe, alfabeti dhe kërkohet të gjejnë sa më shumë koncepte që dinë për funksionin.Udhëzohen t’i shënojnë në shkronjën përkatëse.Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakëtA B C Ç D (domen) DHE Ë F (funksion) G GJ HI J K L LL MN (ndryshore) NJ O P QRR S SH (shoqërim) T TH UV X XH Y Z ZHDiskutimi i kuptimit të fjalëve të gjetura dhe lidhja ndërmjet tyre do të ndihmojë nxënësit të kujtojnë kuptimin e funksionit, paraqitjen e tij me diagram shigjetore, me dyshe të renditura dhe në sistemin koordinativ. Vrojtohen shembujt e zgjidhur në tekst te rubrika e dytë “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaUdhëzohen nxënësit të punojnë dhe të diskutojnë detyrat 1-3 të dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 4 ku është dhënë një shembull i zbatimit praktik të kuptimit të funksionit.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës Ushtrime.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar dhe argumentuar zgjidhjen e tyre.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e dallimit kur një lidhje ndërmjet dy bashkësive është funksion, për gjetjen e bashkësisë së përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësisë së vlerave të funksionit (kodomena), të paraqitjes së funksionit me dyshe të renditura me element të parë nga bashkësia A dhe element të dytë nga bashkësia B, në sistemin koordinativ kënddrejtë, për përdorimin e konceptit të funksionit në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.

