Page 279 - Demo
P. 279
Matematika 7277Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Funksioni Rezultati i të nxënit të temësParaqet pikat e funksionit me anë të tabelës, dyshes së renditur dhe në rrjetin koordinativ.Ndërton grafikun e funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ.Modelon në mënyrë grafike probleme të ndryshme nga jeta e përditshme që ka të bëjë me funksionin y fx = ( ) .Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mënyra tabelore e dhënies dhe grafiku i funksionitFjalët kyçe: funksion, ndryshore, bashkësi përcaktimi, bashkësi vlerash, dyshe të renditura, mënyra tabelore, formulë, grafiku i funksionit, pikë, rrjet koordinativ.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet funksionin me tabelë dhe diagrame;- formon dyshet e renditura të funksionit;- vendos dyshet e renditura në rrjetin koordinativ;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave te funksionit (kodomena); - argumenton zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, letë A4 me katrorë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të konceptit të funksionit.

