Page 28 - Demo
P. 28
Libër për mësuesin/en26Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga nxënësit që duke diskutuar në grupe të zgjidhin detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni.“Një pishinë mbushet me ujë nga dy tuba. Nëse qëndron hapur tubi i parë, pishina mbushet për 10 orë, kurse nëpërmjet tubit të dytë mbushet për 4 orë. Kush sjell më tepër ujë: i pari për 3 orë apo i dyti për 7 orë?”Përgjigjet e secilit grup diskutohen bashkë me mësuesin/en, duke analizuar mënyrën se si e kanë bërë krahasimin. Bazuar në murin thyesor të përgjigjen në pyetjet:• Ç’është më e madhe: 1/3 apo 2/8? Për sa?• Ç’është më e vogël: 5/6 apo 3/4?• Sa është ndryshimi në mes të 5/6 dhe 1/3?Merren mendimet e disa nxënësve dhe shkruhen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et që të lexojnë me vëmendje rregullat e kthimit të thyesave në thyesa me emërues të njëjtë te rubrika Vrojtoni dhe mësoni. Pasi të komentojnë dhe të diskutojnë në grup rregullat e lexuara, do t’i përgjigjen pyetjeve:- Cili është hapi i parë për të kthyer thyesat në thyesa me emërues të njëjtë?Gjejmë sh.v.p. e emërueseve të thyesave.- Pse e gjejmë sh.v.p e emëruesve të thyesave?Pjesëtojmë këtë sh.v.p. me emëruesin e secilës thyesë:840 : 60 = 14840 : 168 = 5- Çka njehsojmë kur pjesëtojmë këtë Sh.V.P me emërueset e thyesave?Me pjesëtimin e shvp me emëruesin e thyesës fitojmë faktorët plotësues (14,5)- Me çka duhet të shumëzohet numëruesi dhe emëruesi i thyesave për të fituar thyesa me emërues të njëjtë?

