Page 280 - Demo
P. 280
Libër për mësuesin/en278Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/BashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.Në secilin nga rastet e dhëna në tekst kemi funksion dhe pse.Për secilin nga rastet tregoni bashkësinë e përcaktimit dhe atë të vlerave. Çfarë vini re?Diskutoni. Ndërtimi i njohurive të reja: Di/dua të di/mësova Nga diskutimi për zgjidhjen e situatës problemore të rubrikës së parë, nxënësit do të vënë re se në të tria rastet kemi funksion. Dhe në të tria rastet kemi të njëjtin funksion i dhënë ky në tri mënyra: diagram; me tabelë dhe me grafik. Këtë bashkësi pikash do ta quajnë grafik të funksionit.Di? Dua të di? MësovaTë tregoj më tabelë, diagrame e dyshe të renditura funksionin.Të shpreh me fjalë rregullin e shoqërimit.Të gjej vendndodhjen e një pikë në rrafshin koordinativ.……Kush është grafiku i një funksioni. A është çdo bashkësi pikash në rrjetin koordinativ grafik i një funksioni?…..Grafik i funksionit f quhet bashkësia e pikave të rrafshit koordinativ xOy, tëcilat kanë si abshisë elemente të A dhe si ordinatë vlerën përgjegjëse të funksionit.Shembuj……Jo çdo bashkësi pikash mund të jetë grafik i një funksioni. Shembuj……..Nxiten nxënësit të plotësojnë vetë tabelën e mësipërme, të vrojtojnë shembujt e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla/Teli i tharjesFtohen nxënësit të diskutojnë për detyrën 1 dhe 2 të dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e shoqërimit të bashkësive, i cili është funksion.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës Ushtrime.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në “telin e tharjes” duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së lidhjeve të bashkësive kur këto janë funksion, për gjetjen e domenës dhe kodomenës së një funksioni, për paraqitjen e funksionit me tabelë, diagram dhe dyshe të renditura dhe me grafik, për përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, për argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.

