Page 282 - Demo
P. 282
Libër për mësuesin/en280Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Funksioni Rezultati i të nxënit të temësCakton vlerën e funksionit y fx = ( ) për vlera të ndryshme të argumentit x.Modelon në mënyrë grafike probleme të ndryshme nga jeta e përditshme që ka të bëjë me funksionin y fx = ( ) .Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Dhënia e funksionit me formulëFjalët kyçe: funksion, ndryshore, bashkësi përcaktimi (domeni), bashkësi vlerash (kodomeni), dyshe të renditura, formulë, grafiku i funksionit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen vlerat e funksionit për vlera të dhëna të ndryshores; - tregon rregullin e çiftimit me fjalë dhe simbole matematike;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave të funk- sionit (kodomena); - argumenton zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, letër A4 me katrorë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të konceptit të funksionit.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh/BashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.

