Page 283 - Demo
P. 283


                                    Matematika 7281Në diagramin më poshtë tregohet një makinë-funksion. Kur makina-funksion përdor një rregull, p.sh. “shumëzo me 5 dhe shto 4”, duke vendosur një numër në hyrje, merret një numër në dalje. Kështu nëse numri në hyrje është 2, numri në dalje është 14, sepse 2 ∙ 5 + 4 = 14. Fusni në hyrje disa numra. Kërkoni nga shoku/shoqja të gjej numrat në dalje.Po nëse fusim ndryshoren x në hyrje, çfarë del në dalje?DiskutoniIu kërkohet nxënësve të konstruktojnë vetë makina-funksion, të gjejnë vlerën e funksionit duke i dhënë vlera ndryshores x.Ndërtimi i njohurive të reja: Organizues grafik Nga diskutimi për zgjidhjen e situatës problemore të rubrikës së parë, nxënësit do të shprehin rregul,lin e shoqërimit të dy bashkësive me simbole matematike, me formulë, me ndihmën e secilës gjejmë vlerat e funksionit për vlera të dhëna të ndryshores.Nxiten nxënësit të plotësojnë vetë tabelën e mësipërme, të vrojtojnë shembullin e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla/Teli i tharjesFtohen nxënësit të diskutojnë për detyrën 1-3 të dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet në grup dhe më pas duke demonstruar zgjidhjen e tyre në tabelë. Bashkëbisedohet për ushtrim 4 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e shoqërimit të bashkësive i cili është funksion.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës Ushtrime.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në “Telin e tharjes” duke i diskutuar me njëri-tjetrin dhe duke vlerësuar punën e shokut dhe të grupit.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e shprehjes së rregullit të çiftimit të dy bashkësive me simbole matematike, me formulë, gjetjen e vlerave të funksionit për vlera të dhëna të ndryshores, përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.
                                
   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287