Page 285 - Demo
P. 285
Matematika 7283Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Funksioni Rezultati i të nxënit të temësNdërton grafikun e funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Funksioni y = kxFjalët kyçe: funksion, y = kx, ndryshore, bashkësi përcaktimi (domeni), bashkësi vlerash (kodomeni), dyshe të renditura, formulë, grafiku i funksionit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet funksionin y = kx me tabelë dhe diagrame;- formon dyshet e renditura të funksionit y = kx;- ndërton grafikun e funksionit y = kx;- identifikon veti të këtij grafiku;- tregon bashkësinë e përcaktimit të funksionit y = kx (domena e funksionit), bashkësinë e vlerave te funksionit (kodomena); - argumenton zgjidhjen e situatave problemore ku përdoret grafiku i funksionit y = kx. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, letër A4 me katrorë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të konceptit të funksionit.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh /bashkëbisedim.Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.

