Page 286 - Demo
P. 286


                                    Libër për mësuesin/en284Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për ti dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”:Diagrami më poshtë tregon një makinë-funksion.Shkruani formulën e funksionit. Futni disa vlera të x në hyrje të makinës dhe gjeni vlerat dalëse. Shkruani dyshet e renditura. Gjeni vendndodhjen e tyre në rrafshin koordinativ. Me ndihmën e vizores tërhiqni një vijë që kalon nga këto pika. Çfarë vini re? Diskutoni.Nxiten nxënësit të sjellin shembuj të madhësive në përpjesëtim të drejtë nga jeta e përditshme. Iu kërkohet të ndërtojnë tabelën dhe më pas grafikun në rrjetin koordinativ.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe Nga diskutimi për zgjidhjen e situatës problemore të rubrikës së parë, nxënësit do të dallojnë: - veti të funksionit y = kx;- domenin dhe kodomenin e funksionit;- grafikun e tij: kalon nga origjina, për k > 0 kalon nga kuadrati i I dhe i III, për k < 0 kalon nga kuadrati i II dhe I IV.Punë në grup Ndërtoni grafikun e funksionit y = kx, nëse: a) k = 1; b) k = –1; c) k = 0. Cili është grafiku i funksionit për secilin rast. Diskutoni.Iu jepet kohë të punojnë. Përgatisin përgjigjen në fleta formati. Diskutohen dhe nxirren përfundimet e mësipërme.Nxiten nxënësit, të vrojtojnë shembullin e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla/Teli i tharjesFtohen nxënësit të diskutojnë për detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet në grup dhe më pas duke demonstruar zgjidhjen e tyre në tabelë. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kemi një shembull nga veprimtaria e përditshme e varësisë përpjesëtimore.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës Ushtrime.Përfaqësues të klasës prezantojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e ndërtimit të grafikut të funksionit y = kx, identifikimin e vetive të tij, gjetjen e vlerave të funksionit për vlera të dhëna të ndryshores, përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike në madhësitë përpjesëtimore, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.
                                
   280   281   282   283   284   285   286   287   288   289   290