Page 289 - Demo
P. 289
Matematika 7287Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtëNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhni.Caktimin e vlerave të funksionity = f(x) për vlera të ndryshme të argumentit x1. Në figurë është paraqitur me diagram shigjetor shoqërimi i elementëve të bashkësisë A me ata të bashkësisë B. A është funksion? Tregoni bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave.2. Plotësonin diagramin duke përdorur funksionin.Paraqitjen e funksionit me anë të tabelës3. Përdorni makinën-funksion për të plotësuar tabelën e mëposhtme.Në hyrje (x) – 2 – 1 0 1 2Në dalje (y)4. Çdo elementi të bashkësisë A = {12; 13; 14; 15; 16; 17; 18; 19; 20} i shoqërohet mbetja e pjesëtimit të tij me 7. a) A kemi funksion të bashkësisë A në E? b) Jepni këtë funksion me tabelë.Paraqitjen e pikave të grafikut të funksionit me anë të dyshes së renditur dhe në rrjetin koordinativ5. Në rrafshin koordinativ xOy janë dhënë pikat: A1 (2; 3); A2 (3; 5); A3 (0; 1); A4 (1; 2); A5 (2; 4); A6 (3; 1). Nëse abshisës së çdo pike i lidhim ordinatën e saj, a do të kemi funksion të bashkësisë së abshisave në bashkësinë e ordinatave? 6. Në figurë është dhënë një bashkësi pikash. Në cilin rast kemi funksion? Për funksionin që gjetët më lart shkruani bashkësinë e përcaktimit dhe të vlerave.Paraqitjen e funksionit me formulë7. Jepet tabela: x 2 5 7 8 9y 1 4 6 7 8Shprehni me fjalë dhe me barazim shkronjor rregullën e shoqërimit të elementëve të rreshtit të parë me ata të rreshtit të dytë. .......................... ........................................Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.

