Page 291 - Demo
P. 291
Matematika 7289Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Funksioni Rezultati i të nxënit të temësCakton vlerën e funksionit y fx = ( ) për vlera të ndryshme të argumentit x.Paraqet pikat e funksionit me anë të tabelës, dyshes së renditur dhe në rrjetin koordinativ.Ndërton grafikun e funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ.Modelon në mënyrë grafike probleme të ndryshme nga jeta e përditshme që ka të bëjë me funksionin y fx = ( ) .Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve. I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formëtekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra,simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike, në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vlerësim

