Page 292 - Demo
P. 292


                                    Libër për mësuesin/en290Fjalët kyçe: funksion, ndryshore, bashkësi përcaktimi, bashkësi vlerash, dyshe të renditura, mënyra tabelore, formulë, grafiku i funksionit, pikë, rrjet koordinativ.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- cakton vlerën e funksionit y fx = ( ) për vlera të ndryshme të argumentit x;- paraqet pikat e funksionit me anë të tabelës, dyshes së renditur dhe në rrjetin koordinativ;- ndërton grafikun e funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ;- modelon në mënyrë grafike probleme të ndryshme nga jeta e përditshme që ka të bëjë me funksionin y fx = ( ) .Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. shoqëria dhe mjedisiPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/Vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së lidhjeve të bashkësive kur këto janë funksion, për gjetjen e domenës dhe kodomenës së një funksioni, për paraqitjen e funksionit me tabelë, diagram dhe dyshe të renditura dhe me grafik, për përdorimin e konceptit të funksionin në situata praktike, për argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore nga jeta e përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295   296