Page 293 - Demo
P. 293
Matematika 7291Kreu 12Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësGrumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë.Paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela.Cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mbledhja e të dhënaveFjalët kyçe: statistika matematike, të dhëna parësore, dytësore, diskrete, të vazhdueshme, frekuence absolute, frekuencë relative, frekuenca të grupuara.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grumbullon të dhëna për një hulumtim të caktuar;- dallon të dhënat parësore, dytësore, diskrete, të vazhdueshme;- konstrukton tabelën e frekuencës absolute dhe relative të një grup të dhënash; - demonstron shembuj nga jeta e përditshme e grumbullimit të të dhënave për një studim të caktuar. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, skeda me ushqimin më të preferuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi.Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.

