Page 294 - Demo
P. 294


                                    Libër për mësuesin/en292Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Mblidhni informacion nga shokët e klasës rreth ushqimit të tyre më të preferuar: nëpërmjet një skede mblidhet informacioni i kërkuar.sanduiç makarona pica sallataMund të mbledhin informacionin edhe duke pyetur edhe duke numëruar duar e ngritura lart nga nxënësit.Udhëzohen nxënësit të sistemojnë informacionin e mbledhur në tabelën e frekuencave.Të ndarë në grupe diskutojnë për mënyrën si do të mbledhin informacionin për:- numrin e pjesëtarëve në familje;- numrin e nxënësve për klasë;- numrin e nxënësve të shkollës në 10 vitet e fundit.Iu jepet kohë të përgatisin përgjigjen.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafikDiskutimi i situatave të mësipërme, nxënësit kuptojnë që për të marrë përgjigje për një çështje i duhet:−	 të mblidhen të dhënat për problemën që duam të shqyrtojmë;−	 të sistemohen këto të dhëna;−	 të interpretohen këto të dhëna. Përmbledhin njohuritë e njësisë mësimore:Nxiten nxënësit të japin shembuj të të dhënave parësore, dytësore, të vazhdueshme, diskrete.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.
                                
   288   289   290   291   292   293   294   295   296   297   298