Page 295 - Demo
P. 295
Matematika 7293Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të tiparit, si dhe në konstruktimin e tabelave të frekuencave, të frekuencave të grupuara, për argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe ju jepen sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimorePrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet. Për secilin nga rastet, iu kërkohet që të konstruktojnë tabelën e frekuencave absolute dhe relative, si dhe te konstruktojnë tabelën e frekuencave të grupuara. Punohet për të mbledhur të dhënat në lidhje me cilin sport merreni në kohën e lirë? Cila lënda ju pëlqen më shumë?Pasi të kenë grumbulluar të dhënat e nevojshme, udhëzohen të konstruktojnë tabelën e frekuencave.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimin e rubrikës Ushtrime.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en.

