Page 297 - Demo
P. 297


                                    Matematika 7295Grupi i parë: Kryeni matje e gjatësisë për vajzat dhe djemtë e klasës. Grupi i dytë: Kryeni matje të masës për vajzat dhe djemtë e klasës. Grupi i tretë: Kryeni matje e gjatësisë së krahut për vajzat dhe djemtë e klasës.Grupi i katër: Mbledh të dhëna për numrin e këmbëve për vajzat dhe djemtë e klasës.Cilët kanë gjatësi mesatare më të madhe, djemtë apo vajzat?Cilët kanë masë mesatare më të madhe, djemtë apo vajzat?Cili është numri i këmbës më i shpeshtë ndër shokët/shoqet e klasës?Diskutoni për të dhënat e grumbulluara. Iu jepet kohë të punojnë dhe të përgatisin prezantimin e punës së tyre.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:Koncepti Si e kupton shembullMesorja(mediana)ModaMesatarja aritmetikeAmplituda Vlera në mes të vargut statistikor kur është renditur nga më e vogla te më e madhja.Vlera me denduri më të madheHerësi i shumës së të gjitha vlerave statistikore me numrin e tyre.Ndryshimi i vlerës më të madhe me vlerën më të vogël.Do të jepet nga përgjigjet e punës ne grup………………………………….…………………….Ftohen nxënësit të vrojtojnë shembujt e zgjidhur në tekst për të kuptuar medianën, mesataren, modën dhe amplitudën. Nxiten nxënësit të sjellin shembuj të tjerë nga veprimtaria e tyre e përditshme.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Për secilin nga rastet nxënësit gjejnë modën, mesoren, mesataren, amplitudën. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve. Nxënësve iu jepet kohë të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës Ushtrime.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e gjetjes së medianës (mesores), modës, mesatares aritmetike dhe amplitudës në një studim statistikor, për demonstrimin në situata të veprimtarisë së përditshme.
                                
   291   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301