Page 299 - Demo
P. 299


                                    Matematika 7297Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësGrumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë.Paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela.Cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Përdorimi i tabelave të frekuencave (dendurive)Fjalët kyçe: statistika matematike, tipar statistikor, tabela statistikore, frekuencë, frekuencë absolute, frekuencë relative.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon informacionin e grumbulluar me ndihmën e tabelës statistikore;- gjen frekuencën relative dhe absolute të të dhënave; - demonstron shembuj nga jeta e përditshme e diagrameve duke interpretuar informacionin e tyre. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.
                                
   293   294   295   296   297   298   299   300   301   302   303