Page 30 - Demo
P. 30
Libër për mësuesin/en28Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat thyesorë (racional) Rezultati i të nxënit të temësKryen veprimet me thyesa (mbledhjen dhe zbritjen).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse. III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mbledhja dhe zbritja e thyesaveFjalët kyçe: mbledhje e thyesave, zbritje e thyesave, emërues të njëjtë, emërues të ndryshëmRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - mbledh dy e më shumë thyesa me emërues të njëjtë duke i zgjidhur shembujt e dhënë;- zbret dy e më shumë thyesa me emërues të njëjtë duke i zgjidhur shembujt e dhënë;- mbledh dy e më shumë thyesa me emërues të ndryshëm duke i kthyer në emërues të njëjtë; - zbret dy e më shumë thyesa me emërues të ndryshëm duke i kthyer në emërues të njëjtë; - zbaton mbledhjen dhe zbritjen e thyesave në problema në formë tekstuale dhe duke i zgjidhur ato problema.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Edukata fizike, sportet dhe shëndetiKrahasohen dukuri të ndryshme të përditshmërisë që kërkojnë mbledhjen dhe zbritjen e vlerave të dhëna në formë thyese, si pjesë të ndara të një të plote. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u shpërndanë nxënësve në grupe nga një fletë pune ku është dhënë një detyrë.

