Page 300 - Demo
P. 300
Libër për mësuesin/en298Për 20 ditë, një kompani ajrore regjistroi vonesat në minuta në nisjen e avionit në një nga linjat e saj: 2; 7; 4; 2; 4; 7; 6; 3; 4; 2; 6; 2; 6; 5; 3; 7; 5; 6; 6; 3.Për të gjetur mesataren aritmetike të kohës së nisjes së avionit me vonesë, duhen mbledhur numrat e mësipërm dhe shuma e tyre duhen pjesëtuar me 20.A mund ta gjeni më shpejt?Diskutoni.Ftohen nxënësit të punojnë në grupe.Grupi i parë: pikët të mara në një testim.Grupi i dytë: numri i udhëtarëve në një linjë autobusi për 20 ditë.Grupi i tretë: numri i nxënësve për klasë në shkollën tonë.Grupi i katërt: numri i biletave të lotarisë të shitura në një pikë shitje.Në secilën prej tyre udhëzohen nxënësit të ndërtojnë tabelat e frekuencave, të frekuencave të grupuara. Dhe të gjejnë frekuencën relative.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupeZgjidhja e situatës së mësipërme tregon përdorimin e tabelave të frekuencave për të njësuar shpejtë mesataren aritmetike, modën, klasën modale.Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë shembujt e dhënë në rubrikën e dytë të mësimit “Vrojtoni dhe mësoni”. Udhëzohen që të konstruktojnë tabelat e frekuencave, të njësojnë frekuencën relative.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: bashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Grupet e nxënësve udhëzohen të bëjnë diagrame të ndryshme. Për secilin nga rastet u kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”. Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimin e rubrikës Ushtrime. Udhëzohen nxënësit të gjejnë frekuencën absolute dhe relative.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e ndërtimit të tabelave të frekuencës, për gjetjen e frekuencës relative dhe absolute, për ndarjen në klasa, frekuenca e grupuar, për interpretimin e informacionit të dhënë në to, për argumentimin e zgjidhjes së situatës nga jeta e përditshme.

