Page 302 - Demo
P. 302
Libër për mësuesin/en300Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësNdërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara.Përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3 Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.III. 7I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra,simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: PiktogrametFjalët kyçe: statistika matematike, tabela statistikore, frekuenca, piktogrami, simboli (shkalla) e piktogramit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- tregon informacionin e grumbulluar me ndihmën e tabelës statistikore; - përcakton shkallën e piktogramit;- parqet të dhënat në një piktogram;- interpreton informacionin e dhënë nga një piktogram; - demonstron shembuj nga jeta e përditshme e përdorimit të piktogramit. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

