Page 303 - Demo
P. 303


                                    Matematika 7301Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Tabela më poshtë tregon sportin që pëlqejnë më shumë nxënësit e klasës së shtatë të kësaj shkolle.Basketboll Futboll Hendboll Volejboll13 10 19 9Përzgjidhni një simbol. Paraqitini të dhënat me ndihmën e tij. Grupet e nxënësve udhëzohen të përzgjedhin simbole të ndryshme për të paraqitur të dhënat. ...; në secilin rast tregohet dhe shkalla e probabilitetit. Krahasohen paraqitja e të dhënave të grupeve ndërmjet tyre duke gjykuar se cila shkallë do të ishte më e përshtatshme për të paraqitur të dhënat.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupeZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në ndërtimin e piktogramit. Shkalla e piktogramit. Klasa Mungesat e nxënësve gjatë javës së kaluarE hënë  E martë   E mërkurë     E enjte  E premte        Ku  - tregon dy nxënës. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë piktogramin e shembujve të dhënë në rubrikën e dytë të mësimit “Vrojtoni dhe mësoni”. Udhëzohen që mund të gjejnë një simbol tjetër, të përcaktojnë shkallën e piktogramit. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Grupet e nxënësve udhëzohen të bëjnë piktogramin duke përzgjedhur shkallë të ndryshme. Për secilin nga rastet iu kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”, ku vërehet se i njëjti informacion është treguar me piktograme të ndryshme. Udhëzohen grupet e nxënësve të ndërtojnë një piktogram. Të kërkojnë nga shokët e klasës të interpretojnë të dhënat e piktogramit që ata kanë ndërtuar.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimin e rubrikës Ushtrime. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. 
                                
   297   298   299   300   301   302   303   304   305   306   307