Page 306 - Demo
P. 306
Libër për mësuesin/en304Përgatisni një skedë me ngjyrat që pëlqehen më shumë. Pyesni shokët dhe shoqet tuaj.Iu jepet mundësi të mbledhin informacionin. Iu kërkohet të plotësojnë tabelën më poshtë lidhur me informacionin që do të grumbulloni.Ngjyra që pëlqehet më shumëBlu Rozë E gjelbër Portokalli E kuqe Vjollcë E verdhëNumri i nxënësveVizatoni një kënd të drejtë dhe vendosni në brinjën horizontale ngjyrat për të cilat janë pyetur nxënësit (secili ngjyrë të paraqitet me një segment). Në brinjën vertikale vendos një shkallëzim për numrin e nxënësve. Numrin e nxënësve që pëlqejnë një ngjyrë mund ta paraqitni me një shtyllë me një lartësi të caktuar, shtylla ka si bazë emrin e ngjyrës dhe si lartësi numrin e nxënësve.Diskutoni për diagramin që morët. Kërkohet nga nxënësit të paraqesin diagramin dhe me ndihmën e vijave.Në kompjuter në programin e Microsoft Office Excel punoni tabelën me të dhënat e mësipërme. Me udhëzimet e mësuesit/es provoni të ndërtoni diagrame të ndryshme. Bashkëbisedoni me shokun për llojet e diagrameve që ndërtuat. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupeZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në konstruktimin e diagramit-shtyllë.Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë diagramin e shembullit të dhënë në rubrikën e dytë të mësimit “Vrojtoni dhe mësoni”. Udhëzohen që mund të bëjnë diagramin dhe shtylla horizontale, ose dhe vetëm me segmente etj. Hidhen të dhënat në kompjuter dhe nxënësit të modelojnë forma të ndryshme të diagrameve.Punë në grupGrumbulloni të dhëna për numrin e figurave që ndodhen në librat tuaj shkollorë. Konstruktoni tabelën e frekuencave. Paraqitni të dhënat me anë të diagramit shtyllë dhe me vija. Punoni në programin përkatës të Excel-it.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Teli për tharjeFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Grupet e nxënësve udhëzohen të bëjnë diagrame të ndryshme. Për secilin nga rastet, iu kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”. Në ushtrimin 4 ku kemi një zbatim nga praktika me të dhëna të sakta për sipërfaqet e kontinenteve ndërtohen diagram-shtyllë vertikale dhe horizontale. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimin e rubrikës Ushtrime. Iu kërkohet të bëjnë diagrame-shtyllë horizontale dhe vertikale. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet.

