Page 308 - Demo
P. 308
Libër për mësuesin/en306Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësParaqet të dhënat e grumbulluara në tabela.Ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara.Përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.7 Përdor programet softuerike për komunikim në distancë në forma të caktuara të komunikimit, qoftë për nevoja të veta në jetën e përditshme apo si detyrë shkollore.II.3 Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidh probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Diagrami rrethorFjalët kyçe: tabela statistikore, frekuenca, diagrami rrethor, sektori qarkor.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon informacionin e grumbulluar me ndihmën e tabelës statistikore;- ndërton diagramin rrethor duke përcaktuar sektorin qarkor që i takon një vlere të të dhënës;- interpreton informacionin e dhënë në një diagram statistikor; - demonstron shembuj nga jeta e përditshme e diagrameve duke interpretuar informacionin e tyre;- përdor programe kompjuterike për ndërtimin e grafikëve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, kompjuter, vizore, kompas, këndmatës, A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës.Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.

