Page 309 - Demo
P. 309
Matematika 7307Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Diagrami tregon se si e kalon ditën (24-orëshe) Suzana.a) Sa sektorë të barabartë ka ky diagram rrethor?b) Sa orë paraqet secili sektor?c) Plotësoni:Veprimtaria Gjumë Punë shtëpie Në shkollë Ngrënie dhe larje LojëNumri i orëveKërkohet nga nxënësit të konstruktojnë diagramin-shtyllë për shembullin e dhënë.Si mund ta ndërtoni ju diagramin rrethor?Në kompjuter në programin e Microsoft Office Excel punoni tabelën me të dhënat e mësipërme. Me udhëzimet e mësuesit/es provoni të ndërtoni diagramin rrethor. A është i njëjtë me atë që është dhënë në tekst? Bashkëbisedoni me shokun për llojet e diagrameve që ndërtuat. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupeZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në konstruktimin e diagramit-rrethor.Si veprohet për të konstruktuar diagramin-rrethor?Për të paraqitur të dhëna diskrete, diagrami-rrethor përdor një qark të ndarë në sektorë.Masa e secilit sektor paraqet dendurinë. Këndi i sektorit tregon pjesën e së tërës. Diagrami rrethor duhet t’i ketë sektorët të etiketuar ose të ketë një legjendë të qartë se çfarë përfaqëson secili sektor.Nxënësit udhëzohen të ndërtojnë diagramin e shembullit të dhënë në rubrikën e dytë të mësimit “Vrojtoni dhe mësoni”. Hidhen të dhënat në kompjuter dhe nxënësit modelojnë forma të ndryshme të diagrameve.Punë në grupTë dhënat që keni grumbulluar për numrin e figurave që ndodhen në librat tuaj shkollorë i paraqitni të dhënat me anë të diagramit rrethore me ndihmën e programeve kompjuterike, si, p.sh. të Excel-it.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Grupet e nxënësve udhëzohen të bëjnë diagramin rrethor. Për secilin nga rastet iu kërkohet që secili grup të demonstrojë zgjidhjen e tij në “telin e tharjes”. Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimin e rubrikës Ushtrime. Iu kërkohet të bëjnë diagrame shtyllë rrethor dhe të interpretojnë të dhënat e një diagrami rrethor. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për saktësinë e ndërtimin e tabelës statistikore, për ndërtimin e diagrameve të ndryshme, për interpretimin e informacionit të dhënë në to, për argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarimet për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

